Afera kriminale dhe e spiunazhit Rama- McGonigal, ka fakte për ta hetuar shtrirjen e saj në Kosovë, lidhjen e mundshme të politikanëve të inkriminuar

Afera kriminale dhe e spiunazhit Rama- McGonigal, ka fakte për ta hetuar shtrirjen e saj në Kosovë, lidhjen e mundshme të politikanëve të inkriminuar

Hajrullah Tërnava

  • 31 January 2023 - 07:41

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se kjo është një sfidë serioze që kërkon guxim për veprim nga ana e Qeverisë, që të ju kërkon bashkëpunim për hetim dhe zbulim organeve kosovare të drejtësisë dhe të sigurisë, Prokurorisë dhe AKI-së, që përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë të vendosin kontaktet edhe më autoritetet amerikane të drejtësisë, deri të ato të FBI-së, për të hulumtuar dhe zbuluar cilëndo lidhje të mundshme të bashkëpunimit në funksion të korrupsionit dhe krimit.

-Në rrethana të tilla, tani kur po dalin në shesh afera të ndryshme, sikur që po përfliten tani, si po duket se ka ardhur koha që të dalin në shesh të gjitha aferat dhe njëherë e përgjithmonë të spastrohen këto vende nga këto krime të organizuara, të cilat krime kanë mundur ti bëjnë vetëm të mëdhenjtë e shtetit.

Me vetë faktin që po i kushtohet një rëndësi e madhe spastrimit të këtij lloji të krimit, po dëshmohet se në ardhje e sipër është duke u krijua një rend i ri demokratik botërorë, gjë që në këto rrjedha përfshihet tani edhe situata me veprimet e ndërmarra nga ndërkombëtarët për Kosovën, me planin Franko-Gjerman dhe rëndësisë së përkrahjes së luftës së Ukrainës me Rusinë, që po i kushtohet një rëndësi e posaçme përkrahjes së Ukrainës në këtë luftë, prandaj në këto rrethana të këtyre zhvillimeve tani do të goditet edhe afera e zbulimit të skandalit të Kryeministrit Edi Rama- Charles McGonigal edhe kokat e ish qeverisjes dhe politikës Kosovare të cilat kanë filluar të përfliten, apostrofohen dhe zbulohen se kanë qenë në dijeni, në lidhje dhe kanë kontaktuar me këtë rrjet tashmë të zbuluar të spiunazhit dhe nëntokës së krimit të organizuar.

Gjithsesi se kjo është një sfidë serioze që kërkon guxim për veprim nga ana e Qeverisë, që të ju kërkon bashkëpunim për hetim dhe zbulim organeve kosovare të drejtësisë dhe të sigurisë, Prokurorisë dhe AKI-së, që përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë të vendosin kontaktet edhe më autoritetet amerikane të drejtësisë, deri të ato të FBI-së, për të hulumtuar dhe zbuluar cilëndo lidhje të mundshme të bashkëpunimit në funksion të korrupsionit dhe krimit. Edhe deklarata e gazetarit Milaim Zeka mund të jetë paralajmëruese dhe argument për tu ndjekur e hetuar, nëse argumentohen ato të thëna të tij si faktike, i cili ka zbuluar edhe emrat e disa politikanëve të Kosovës, që sipas tij janë takuar dhe kanë bashkëpunuar me ish-zyrtari i FBI-së, i arrestuari, Charles McGonigal së bashku me Agron Nezajn.

Emrat e apostrofuar nga Zeka janë zyrtar të lartë publik e politik, të dy politikanëve kosovar që më vonë do të bëhen publik, dy politikanët që janë takuar me Agron Nezaj, por në këtë lidhje shkojnë edhe ish ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun, e cila ka njohur dhe takuar disa herë atë me ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, duhet tw hetohen dhe vërtetohen. Jo vetëm kaq, ura lidhëse me Charles McGoingal Agron Nezaj, është person që ka pasur lidhje edhe me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës Haxhi Shalën.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë bashkëpunuese dhe të kontribuoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe kurrsesi nuk guxojnë të heshtin por në këtë pikëpamje të jenë shumë aktive dhe ta japin kontributin e tyre si parti në pushtet, karshi këtij skandali të zbuluar i cili ka indice serioze që flasin se edhe klasa politike e Kosovës, kokat kryesore politike dhe krerët e shtetit, janë të atakuar dhe të infektuar, dhe është koha e duhur që e vërtetë të del në shesh për tu pastruar dhe krejt kjo skenë politike dekriminalizuar. Një kontribut i dhënë nga ana e kësaj qeverie në pushtet, në zbardhjen e këtyre dukurive kriminale, vetë kësaj qeverie do t’ia rrite reputacionin si në shtetin tonë dhe në aspektin e ndërkombëtarëve, prandaj reputacioni i kësaj qeverie me veprime të tilla do të vlerësohet pozitivisht nga ndërkombëtarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".