Hasani: S' ka dilema që Asociacioni duhet të formohet, prej kur ai ka kaluar në Kuvend

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 17:24
Hasani: S' ka dilema që Asociacioni duhet të formohet, prej kur ai ka kaluar në Kuvend

Versioni i propozuar nga FES i jep Asociacionit kompetencë ekzekutive autonome, ka theksuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas tij, me këtë draft-Statut, komunat anëtare shndërrohen një agjenci e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka edhe disa çështje të tjera, të cilat ai i ka detektuar si problematike në dokumentin e publikuar dje.


Ndonëse ndërkombëtarët i kërkojnë Qeverisë ta japë një version se si e do Asociacionin e komunave me shumicë serbe, zyrtarisht institucionet nuk kanë bërë asnjë propozim. Deri tani, janë dhënë vetëm deklarata kundër formimit të Asociacionit, kryesisht nga Kryeministri Albin Kurti.  

Hasani ka thënë se nuk ka dilema që Asociacioni duhet të formohet, prej kur ai ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, problemi qëndron vetëm te përmbajtja, pasi edhe më tutje, nuk bëhet e qartë se si do të jetë ai

(Kosova Sot Online)