A do të publikohet nesër vlera e koeficientit?

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 18:25
A do të publikohet nesër vlera e koeficientit?

Mbledhjen e saj të radhës duke filluar nga  ora 10:00, të mërkurën do ta mbajë Qeveria e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Paparaci mëson se në këtë mbledhje është vetëm një pikë dhe ka të bëjë me plotësim/ndryshimin e Ligjit për Buxhetit.

Rrjedhimisht, nesër qeveritarët do të prezantojnë vlerën e koeficientit të pagave për sektorin publik, bëjnë të ditura burimet e mediumit brenda qeverisë.

Pikërisht në ditën e nesërme, hyn në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë. Deri më tani, asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën


Ligji i miratuar në dhjetor të 2022’s nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Vlerat e diskutuara monetare të koeficientit janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro. Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Megjithatë, një gjë e tillë do të merr epilog nesër në mbledhjen fizike të Qeverisë Kurti.


(Kosova Sot Online)