
Berisha: Fuqia e FBI-së u përdor për qëllime private nga Rama

Skandali Rama-McGonigal është lajm i ditës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë se Edi Rama përdori për qëllime private fuqinë e FBI-së, duke korruptuar shefin e kundërzbulimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
"Por ajo që është publikuar, ka që janë publikuar dhe ka të tjera që nuk janë publikuar, por janë në dosje. Ajo ç’ka është publikuar është e sigurtë se në datën 4 janar të vitit 2018, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit Agron Neza, i dha atij informacione për kompaninë lobiste të PD-së. Ajo çka është e vërtetuar se, po ky ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Sigurimit të Shtetit, i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie në datën 16 janar të vitit 2018, dhe se këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thoin, me McGonigal dhe ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit Agron Neza, ja dha direkt zyra e kryeministrit Edi Rama. Pra del e qartë se fuqia e institucionit me të fuqishëm të fushës në SHBA, u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së", theksoi Berisha.
(Kosova Sot Online)