
Hovenier: SHBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Dy orë pas takimit e kam dhënë një deklaratë për shtyp, dhe aty e kam shprehur dhe këndvështrimin tonë se si ka shkuar takimi i djeshëm. Mendoj që ka qenë një mundësi e rëndësishme për një shkëmbim të plotë të ideve. ShBA mendon që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të jetë ‘republikë serbe’ dhe jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ambasadori amerikan në Gjakovë.
(Kosova Sot Online)