Aksident i rëndë, vdes një 35-vjeçar

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 09:43
Aksident i rëndë, vdes një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën, ku një 35-vjeçar ka vdekur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë.

Kurse, drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rasti është duke u hetuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)