
Kurti: Kushtet për Asociacionin ua kam vënë atyre që po e kërkojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se kushtet e vëna për Asociacionin nuk janë ndaj opozitës, por ndaj atyre që po e kërkojnë asociacionin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti kërkoi mbështetjen e Kuvendit për këtë qëndrim të Qeverisë së tij.
“Nuk ua kamë vënë juve, unë po kërkoj mbështetjen e juaj, por atyre që po e kërkojnë Asociacionin. Ju nuk e kërkoni Asociacionin. S’keni nevojë të internalizioni as Asociacionin dhe asgjë nga dialogu i mëhershëm. S’keni nevojë që t’i internalizioni palën tjetër që të m’i kundërshtoni kushtet. Ndonëse s’pati kundërshtim konkret, ju falënderoj që s’kërkuat me heq asnjërin. Këto janë kushtet e Republikës për çfarëdo asociacioni në të ardhmen”.
(Kosova Sot Online)