Deputetët e PD-së u bien tavolinave

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 15:14
Deputetët e PD-së u bien tavolinave

Mes zhurmës dhe kaosit, i krijuar nga opozita duke i rënë bilbilave dhe tavolinave, maxhoranca ka miratua gjatë seancës kaotike projektligjet e planifikuara për seancën plenare të kësaj të enjteje.

Pasi ministrat e qeverisë bënë një prezantim të shkurtër të projektligjeve të propozuara, menjëherë më pas u kaluan në votim.

Që në nisje të seancës parlamentare deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar mocion me debat me Kryeministrin për çështjen “McGonigal”. Por Rama nuk është paraqitur në seancë për të zhvilluar interpelancën duke deleguar Spiropalin. Por pas disa ndërprerjeve të seancën, Nikolla deklaroi se konsiderohet që deputeti Bardhi të jetë tërhequr nga interpelanca, pasi nuk pranon që ta zhvillojë interpelancën me Spiropalin. Pas debateve Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare pasi sipas kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputeti tha fjalë ofenduese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas këtij momenti, situata u tensionua akoma më shumë. Në këto kushte, mazhoranca kaloi direkt në pjesën e votimit të projektligjeve. 

(Kosova Sot Online)