
53-vjeçari aksidenton 11 vjeçarin, tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes - Arrestohet nga policia

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi aksidentoi një të mitur që po lëvizte me biçikletë, shkruan “Kosova Sot Online”.
53-vjeçar tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u ndalua nga policia.
I mituri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)