Moti befason në ditët e vikendit

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 08:17
Moti befason në ditët e vikendit

Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me të reshura shiu e bore.  Nga dita e diel mot i acartë do të kaploj vendin, me ditë të akullta, ku temperaturat maksimale do të mbesin nën 0C, përcjell "Kosova Sot Online".

  Të dielën e të hënën mbeten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, derisa nga dita e martë do të ketë më shumë intervale me diell.Këtë fundjavë edhe po parashihet të frynë erëra të fuqishme veriore e veriperëndimore edhe deri në 18m/s, apo mbi 60km/h.  Nga komuna e Istogut mund të jenë edhe më të stuhishme, në bazë të modeleve numerike në bjeshkët e Moknës edhe mbi 100km/h lokalisht.

Patjetër që këto erëra do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, gjë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.

4.02 – Kryesisht me vranësira dhe erë.  Herët në mëngjes reshje bore.  Ditën reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.

(Kosova Sot Online )