Prizren: Sulmon dhe fyen një femër për shkak të xhelozisë, e reja dërgohet në mbajtje

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 16:18
Prizren: Sulmon dhe fyen një femër për shkak të xhelozisë, e reja dërgohet në mbajtje

Një vajzë ka sulmuar fizikisht një vajzë tjetër dje në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dyshuara, për motive xhelozie, ka sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese viktimën femër.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.

(Kosova Sot Online)