Ndodh mrekullia: 4 fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat, qytetarët gërmuan me duar

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 13:14
Ndodh mrekullia: 4 fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat, qytetarët gërmuan me duar

Katër fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas tërmetit që goditi sot Turqinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sapo u kuptua se mes të bllokuarve në pallat kishte edhe katër fëmijë, ku duke gërmuar me duar mes rrënojave, qytetarët arritën të shpëtonin fëmijët.

Mediat turke raportojnë se katër fëmijët që u nxorrën nga rrënojat e pallatit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)