Erdogan shpall shtatë ditë zi kombëtare

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 19:23
Erdogan shpall shtatë ditë zi kombëtare

Për shkak të tragjedisë së ndodhur nga tërmeti që tronditi sot Turqinë dhe Sirinë, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur shpalljen e 7 ditëve zi kombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë, shpallim 7 ditë, ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Image

(Kosova Sot Online)