Një ndërtesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 10:15
Një ndërtesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri

Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, afër Parkut të Qytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.

Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.

(Kosova Sot Online)