Edhe alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton të jetë i rremë

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 22:33
Edhe alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton të jetë i rremë

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.

(Kosova Sot Online)