
Digjet vetura pasi i vuri çelsin për ta ndezur, shoferi shpëton mrekullisht

Një person ka shpëtuar, pasi vetura e tij sot u përfshi nga flakët në Elbasan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shoferi i një veturë ka shpëtuar për mrekulli kur mjeti i tij tip “Reno” u përfshi nga flakët sapo ai i vuri çelsin për ta ndezur.
Zjarrëfikësit kanë shuar flakët.
Kurse, shkaqet se si ka ardhur deri të ndezja e flakëve në këtë veturë nuk dihen akoma.
(Kosova Sot Online)