Lotët e një babai: Do të doja të kisha vdekur në vendin tënd!

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 11:23
Lotët e një babai: Do të doja të kisha vdekur në vendin tënd!

Nga Mohammad Rabie, BILD

Vogëlushi mban ende qaforen e tij. Duket sikur ai thjesht po fle- por nuk do t’i hapë sytë.

Punonjësit e shpëtimit sapo kanë nxjerrë fëmijën e vdekur (vetëm disa muajsh) nga rrënojat e një shtëpie në qytetin sirian të Idlibit.

Një video tregon momentin kur ekipet e shpëtimit e vendosin trupin e vogëlushit me kujdes në krahët e babait të dëshpëruar. Ai e kap, e përqafon, e puth me dashuri në ballë.

I dëshpëruar thërret: “Ti je shpirti im. Zemra po më rrjedh gjak, dashuria ime. Zoti im, të lutem më ndihmo. Do të doja të kisha vdekur unë në vendin tënd”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës së shpëtimit Helmetat e Bardha, të paktën 1300 persona vdiqën vetëm në Siri të hënën në mbrëmje.

Idlibi është një nga zonat më të goditura në Siri, një vend që është i përfshirë në një luftë të përgjakshme për më shumë se 11 vite. Rajoni i Idlib kontrollohet nga rebelët, gjë që ka të ngjarë të vështirësojë ndihmën emergjente të qeverisë.

(Kosova Sot Online)