Ky është bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 19:10
Ky është bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

 Si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe në Siri, ditën e sotme numri i viktimave ka arritur në 6326 viktima në total, ndërsa mësohet se 26,035 të tjerë janë plagosur.

Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, më shumë se 970 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të paktën 30,474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, dhe media shtetërore siriane.


Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu gjatë asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.


(Kosova Sot Online)