Ambasadori i Paqes Tahir Shabani dhe deputeti nga Gjeneva Eric Leyvraz ndihmojnë Shkollën fillore “Azemi e Salihu” në Dabishec të Prishtinës

  • 07 February 2023 - 15:28
Ambasadori i Paqes Tahir Shabani dhe deputeti nga Gjeneva Eric  Leyvraz  ndihmojnë  Shkollën  fillore “Azemi e Salihu” në Dabishec të Prishtinës

President i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Francë dhe Gjenevë, njëherit edhe Ambasadori i Paqes, z. Tahir Shabani, i shoqëruar nga deputeti në Parlamentin e Gjenevës, z. Eric Leyvraz, e kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Azemi e Salihu” në Dabishec të Prishtinës. Zoti Shabani dhe Leyvraz u priten nga drejtori Osman Hyseni, kolektivi dhe nxënësit e kësaj shkolle, të cilët i falënderuan për vizitën e realizuar dhe bashkëpunimin e mëtejmë. Gjatë vizitës, Ambasadori Shabani dhe deputeti Leyvraz, e njoftuan kolektivin e shkollës se do të lobojnë që të krijojnë bashkëpunime mes shkollave në Francë dhe Gjenevë dhe shkollave nga Kosova, në mënyrë që nxënësit nga Kosova të zhvillojnë vizita studimore në shkolla dhe krijimin e binjakëzim mes shkollave. Po ashtu, Shabani theksoi se kjo vizitë është fillimi i bashkëpunimit të më tejmë, sepse nxënësit e kësaj shkolle meritojnë të jenë të barabartë me moshatarët e tyre evropian, duke u ofruar mundësi dhe kushte që t’i rrisin dhe zhvillojnë aspiratat e dijet e tyre. Si fillim i bashkëpunimit Profesoresha e Artit, Adelina Bega ka reflektuar misionin e nisur nga qëllimi saj fisnik për të nxitur talentin e nxënësve te saj në fushën e artit dhe është ftuar që të realizoj punime artistike me motive dhe diversitet kulturor me qëllim për të promovuar të arriturat e nxënëseve të Shollës “Azemi e Salihu”, Prishtinë në një ekspozitë ku do të organizohet në France. Adelina theksoi që stimulimi i nxënësve për t’u marrë me art dhe ekspozimi i punimeve të tyre, por edhe krijimi i një kulture të vizitës së ekspozitave nga ana e nxënësve dhe në përgjithësi vetëdijesimi në këtë fushë është i mangët prandaj dhe i domosdoshëm. Un pretendoj që ekspozita te arrij qëllimin e saj parësor: të mundëson dhe të nxitë talentin krijues të nxënësve tanë në lëmin e artit figurativ. Por, në anën tjetër kjo ekspozitë e nxënësve ka për qëllim që të tërheq kureshtjen e bashkëmoshatarëve të tyre si dhe të bashkëkombësve tanë. Historiku i Shkollës së Dabishecit fillon nga viti 1946, e cila për një kohë ishte pjesë e Shkollës “Rilindja” të Keqekollës dhe nga viti 1970 u pavarësua dhe mori emrin "Afërdita", kurse pas çlirimit të Kosovës shkolla mban emrin e dy dëshmorëve të lirisë Azemi e Salihu në fshatin Dobishec komuna e Prishtinës.

(Kosova Sot Online )