Ministria shkëput kontratën me kompaninë që po ndërtonte rrugën Prishtinë-Mitrovicë

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 18:52
Ministria shkëput kontratën me kompaninë që po ndërtonte rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sot është bërë shkëputja e Kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”, ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe  financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC.


(Kosova Sot Online)