Bajqinovci: Dëmin më të madh Kosovës po ia shkakton opozita

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 22:50
Bajqinovci: Dëmin më të madh Kosovës po ia shkakton opozita

Se po i shkakton dëmin më të madh Kosovës në dialog me Serbinë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka akuzuar opozitën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mos e harroni se në këtë dialog, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëmin më të madh Kosovës po ia shkakton opozita”, ka deklaruar Bajqinovci.

“Këtë e them me plotë përgjegjësi, sepse shkon flet gjerat të cilat nuk duhet të fliten për Kosovën”, ka shtuar Bajqinovci.

Ai thotë se më i shqetësuar për Kosovën është senatori Bob Menendez se disa politikën vendor.

“Ai i thotë Escobarit se jemi të shqetësuar se mund të krijohet një pushtet i tretë në Kosovë. Në këta politikanë mendojnë vetëm të rrëzojnë diqysh Albin Kurtin edhe i nënshkruajnë të gjitha”.

Sipas tij opozita, nëpër takimet që i mbanë nëpër ambasadat e huaja, ka kërkuar rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

“Në takimet nëpër Ambasada edhe në takime joformale e formale opozita shkon thotë hiç Albin Kurtin, se Ne i bëjmë të gjitha”, ka deklaruar tutje deputeti nga LVV-ja


(Kosova Sot Online)