Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu shqiptar: Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, është një ngjarje e zakonshme

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 12:55
Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu shqiptar: Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, është një ngjarje e zakonshme

Në Shqipëri sot janë ndjerë lëkundje tërmeti, transmeton “Kosova Sot Online”.

Këto lëkundje kanë shkaktuar panik të qytetarët, pas tërmetit të ndodhur para disa ditëve në Turqi.

Sizmiologu, Rrapo Ormeni, u shpreh se këto janë tërmete të zakonshme për Shqipërinë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetet në Turqinë.

Ai tha se kjo është një ngjarje e zakonshme dhe se është një tërmet i vogel.

“Janë tërmete të zakonshme që bien në vendin tonë. Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, janë tërmete që bien herë pas herë në vendin tonë. Kjo është një ngjarje e zakonshme. Në afërsi të Elbasanit, ka qenë një termet i cekët i zakonshëm. Unë vetë s’e kam ndjerë. Është tërmet i vogël dhe nuk ka lidhje me Turqinë. As nuk shkaktojnë dëmtime. Janë në zonat aktive të vendit tonë. Janë zona që preken me shpeshtësi nga tërmetet”, u shpreh Ormeni.

(Kosova Sot Online)