
Metasola takon Zelenskyn, zgjedh foton ku shihet Ibrahim Rugova

Sot në Bruksel presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metasola, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Metasola ka publikuar në profilin e saj zyrtar një fotografi me presidentin ukrainas ku në prapavijë shihet ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Së bashku, për liri, paqe dhe fitore”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)