
Gazetari beogradas: Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga Beogradi dhe jo nga Prishtina

Kolumnisti, Dejan Iliq, ka kritikuar qeverisjen 100 ditëshe të Qeverisë së Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Iliq ka theksuar se serbët në Kosovë duhet të përpiqen të jetojnë vetëm.
Ai shtoi se Serbia nuk ka as Qeveri dhe as institucione dhe asgjë tjetër.
“Ndoshta serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga Beogradi dhe jo nga Prishtina”, tha ai për N1.
Ai tha se në Serbi “nuk ka as qeveri, as institucione, as asgjë…Ne jemi varrosur në të njëjtin pozicion për dekada, çfarë qeverie e zezë”.
Iliq, i pyetur nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e ri europian, thotë se me çudi i shikon bisedimet për këtë marrëveshje.
“Ajo marrëveshje nuk është asgjë e re… nuk do të zgjidhë asgjë, sepse aty nuk përmendet njohja e Kosovës dhe flitet turbull për hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, jo duke specifikuar se cilat”.
(Kosova Sot Online)