Prindërit nga Podujeva i raportojnë të zhdukura dy vajzat e mitura, ato gjenden në një kafiteri në Prishtinë me dy persona

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 09:48
Prindërit nga Podujeva i raportojnë të zhdukura dy vajzat e mitura, ato gjenden në një kafiteri në Prishtinë me dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy ankues mashkuj e kanë paraqitur në polici një rast, duke treguar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku janë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, gjatë hetimet nga polcia, vajzat e mitura që ishin raportuar si të zhdukura, janë gjetur në një kafiteri në Prishtinë, bashkë me dy persona, njëri prej të cilëve ka qenë i mitur.

Policia ka treguarse dy të miturat janë kthyer në shtëpi dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

“Podujevë 10.02.2023 – 11:20. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)