Skandali Rama-McGonigal trondit Berlinin/ Ja politikani që u dogj nga aferat

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 09:56
Skandali Rama-McGonigal trondit Berlinin/ Ja politikani që u dogj nga aferat

Gazeta më e madhe gjermane, BILD publikoi sot një shkrim tronditës, ku theksonte se kryeministri Edi Rama dhe agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, kanë përdorur agjencinë federale për të hetuar dhe shpallur Sali Berishën si non-grata në SHBA.

Shkrimi thekson se skandali Rama-McGonigal ka tronditur edhe Berlinin.

Por përse i bën këto akuza gazeta më e madhe gjermane?

Shkaku është Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, por edhe pika e tij e kontaktit me politikanë gjermanë.

Gazeta hedh dyshime se edhe politikanë gjermanë mund të jenë korruptuar nga Duçka.

Ndërsa gazeta ka premtuar hetime të mëtejshme, duhet theksuar se është pikërisht Dorian Duçka që ka sjellë në Shqipëri disa herë një politikan gjerman, të quajtur Mark Hauptmann, i cili u shfaq në vitin 2019 në kohën e krizës së rëndë politike.

Ai foli me gjuhën e Taulant Ballës, ndërsa SYRI denoncoi që atëherë se ai ishte njeri që vinte në Shqipëri për llogari të Duçkës.

Disa vite më pas, Hauptmann do të shfaqej sërish në zyrën e Edi Ramës, këtë herë me Luftar Hysën, të cilin autoritetet meksikane e etiketojnë si ortak të kartelit më të rrezikshëm në botë, Sinaloa.

Këto lidhje i kushtuan shtrenjtë deputetit të CDU, Mark Hauptmann. Ai nuk u kandidua më, por edhe u përjashtua nga partia më e madhe e djathtë në Gjermani.

(Kosova Sot Online)