“Dorëheqja është detyrim”/ Protesta para Kryeministrisë, nga Kukësi në Vlorë, mijëra protestues nisen nga rrethet drejt Tiranës

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 09:54
“Dorëheqja është detyrim”/ Protesta para Kryeministrisë, nga Kukësi në Vlorë, mijëra protestues nisen nga rrethet drejt Tiranës

Në orët e hershme të mëngjesit raportohet se simpatizantë të Sali Berishës nga Berati, Fieri, Korça, Fushë-Krujë, Vlora, Kukësi, Shkodra janë nisur për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme. Nisja e protestuesve demokratë është bërë nga organizatorët e protestës, shkruan "Kosova Sot Online.

Mbi 2000 qytetarë, mbështetës e simpatizantë të opozitës jan nisur sot nga Kukësi në drejtim të Tiranës. Grupet e protestuesve janë organizuar nga dega e PD-Kukës duke vënë në dispozicion autobuz e furgona për transportin e tyre drejt kryeqytetit në protestën kombëtare të opozitës që mbahet në orën 12:00.

Në dy qytetet e tjera të qarkut Kukës, në Has e Tropojë nisja e protestuesve është bërë më herët për shkak të largësisë dhe janë afro 1700 protestues nga këto qytete, të cilët po udhotojnë për t’iu bashkangjitur protestës.

Edhe nga Shkodra janë nisur me mijëra protestues drejt kryeqytetit. Nënkryetari i PD në Shkodër Qashif Hoxha ka thënë se nisja ka filluar që në orën 8 në mënyrë të organizuar dhe me makina private

Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier do ti bashkohen protestës se sotme të organizuar nga opozita. Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës,për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë,nga Dimali 80 demokratë,nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë. Nen sloganin “dorëheqja është detyrim' mijera qytetare te udhehequr nga kryetari i PD Sali Berisha do te mbushin bulevardin para Kryeministrise.

(Kosova Sot Online )