I vunë flakën stallës së bagëtive për hakmarrje, dy persona rrahin dhe kërcënojnë me jetë policët

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 14:06
I vunë flakën stallës së bagëtive për hakmarrje, dy persona rrahin dhe kërcënojnë me jetë policët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në zonën e quajtur Fshat i Ri në Vaun e Dejës, ku dy persona dyshohet se i vunë flakën një stalle me bagëti me qëllim hakmarrjen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pasi u vunë në ndjekje të tyre, blutë e Shkodrës arritën të lokalizonin dy autorët e dyshuar në fshatin Rranxa.

Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, dy të dyshuarit kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar.

(Kosova Sot Online)