“Kopjon modelin e qeverisjes së Putinit e Vuçiçit”, Biberaj: Rama ka cënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së, ka korruptuar zyrtarin e FBI-së për ta përdorur kundër opozitës

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 17:15
“Kopjon modelin e qeverisjes së Putinit e Vuçiçit”, Biberaj: Rama ka cënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së, ka korruptuar zyrtarin e FBI-së për ta përdorur kundër opozitës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka cënuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve, duke korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së dhe duke e përdorur kundër opozitës.

Komentet Biberaj i bëri në një intervistë për Panorama TV, ku tha se Rama kopjon modelet e qeverisjes së presidentit rus Vladimir Putin dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai shtoi se Rama më së shumti i trembet drejtësisë së SHBA-së, pasi sipas tij, këto modele protestash të opozitës, nuk e trembin atë.

“Nëse ne vijojmë të flemë gjumë, Edi Rama do të vazhdojë të qëndrojë aty. Rama ka cënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së. Në të gjitha raportet amerikane thuhet se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha llojet e trafiqeve. Për qëllimet e veta të errëta, ai arriti të korruptojë drejtues të lartë të FBI-së për ta përdorur kundër opozitës ën Shqipëri.

Drejtësinë amerikane ai e di që nuk e korrupton dot, prandaj ka frikë. Pastaj ushtron gjithë këtë presion mbi popullin shqiptar. Të ishte për mua nuk e kisha lënë për asnjë sekond. Lidershipi duhet ta dijë se nëse vijon me mëtodat e Lulzim Bashës, nuk ka gjë në vijë. Nuk duhet ta trembë fare çështja e “non gratave”, ose të hapë vendin e të lejojë lider të tjerë. E dinë e gjithë bota se çfarë qeverie banditeske kemi. Sot është njollë e zezë në të gjitha raportet dhe mediat ndërkombëtare.

Sot nuk duhet të ktheheshim në shtëpi. Të rrethonim Kryeministrinë dhe Bashkinë e Tiranës. Të merrnim shembull ukrainasit për atë që kanë bërë për të rrëzuar një lider pro-rus. E treguan edhe në luftë. Rama kopjon modelin e Putinit dhe Vuçiçit kundër shqipërinë. Rama iu ka prishur punë shqiptarëve me debatet me kryeministrin Britanik. Ky lideri global, debaton me kryeministrin britanik”, tha Biberaj.

(Kosova Sot Online)