
Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë, duke filluar që nga mëngjesi deri në mesditë do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve në hyrje të rrugëve që çojnë te Stadiumi i Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas Policisë ndërpritet qarkullimi i automjeteve si nga hyrja e rrugës “Luan Haradinaj”, e cila qon te stadiumi, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate drejt stadiumit. Gjithashtu, nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër
Kjo për arsye se nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)