Lexoni edhe:
Lideri i opozitës Sali Berisha me thirrje për qytetarët: Sot të gjithë para Parlamentit në protestë, ora 17:00. Rroftë Revolucioni Demokratik!
Zbardhet plani i masave të Policisë së Shtetit për protestën që Opozita pritet të zhvillojë sot në orën 17:00. Një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të forcave “Shqiponja” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve, kryesisht në derën e Parlamentit, përcjell "Kosova Sot Online ".
Nuk dihet nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në Kuvend, por brenda në sallë do të ketë punonjës së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit. Gjithashtu të pranishëm do jenë edhe forcat RENEA e punonjës të Gardës së Republikës. Të gjithë punonjësit do jenë të pajisur me maska kundra gaz. Forca policore do ketë edhe në kryeministri, në rast se protestuesit do zhvendosen aty. Rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit.
(Kosova Sot Online )