Berisha: Parlamenti nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 13:39
Berisha: Parlamenti nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal

Në konferencën për shtyp të ditës së hënë, kryetari demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme para parlamentit.

Sipas tij, parlamenti nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër përveç hetimit të skandalit Rama-McGonigal.

“Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve shqiptarë, që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore, kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i parlamentit për të bërë transparencë.

Superskandali Rama-McGonigal, apo Rama-McGonigal-Gate, ka tronditur opinionin publik në SHBA, Europë dhe Shqipëri.

Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali.

Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare.

Pasojat e këtij korrupsioni janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton, dhe ne kemi besim te hetimi i tyre, por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal.

Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)