Albin Kurti tregon dy rreziqet e mëdha po të mbaheshin zgjedhjet në veri në muajin dhjetor

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 15:30
Albin Kurti tregon dy rreziqet e mëdha po të mbaheshin zgjedhjet në veri në muajin dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet në veri në muajin dhjetor do të përballeshim me dy rreziqe të mëdha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, rreziku i parë ishte “dalja e ulët e popullësisë për shkak të frikës së lartë dhe e dyta janë incidentet pas djegies së atyre veturave që u konvertuan me targa RKS”, tha Kurti.

Kurti tha se zgjedhjet duhet të mbahen, por që duhet të jenë të lira dhe të jenë të ndershme.

“Edhe mua më vjen keq që nuk janë mbajtur ende zgjedhjet në veri të Kosovës. Po t’i mbajshim në dhjetor, dy rreziqe i kishim pasur shumë të mëdha. E para dalja e ulët e popullësisë për shkak të frikës së lartë dhe e dyta janë incidentet pas djegies së atyre veturave që u konvertuan me targa RKS. Besoni nga pikëpamja e Qeverisë, po besoj këtë aspekt e ndaj me shumicën dërrmuese të popullësisë, problemi në veri të Kosovës nuk është mosmbajtja e zgjedhjeve, po është sundimi i ligjit, kushtetueshmëria, strukturat ilegale të shndërruara në banda kriminale që mbështeten financiarisht e politikisht nga Beogradi”, u shpreh Kurti

“Ne edhe duhet t’i mbajmë zgjedhjet, por duhet të jenë të lira e të ndershme, dhe sot serbët janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)