Lehne: Edhe nëse Serbia do ta pranonte anëtarësimin e Kosovës, Rusia nuk do ta lejonte

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 16:32
Lehne: Edhe nëse Serbia do ta pranonte anëtarësimin e Kosovës, Rusia nuk do ta lejonte

Nuk besoj se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre, ka theksuar ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Palët e paraqesin atë plan si “imponim prej jashtë” dhe nuk ka gjasa të jenë konstruktive në zbatimin e tij, thotë Lehne.

Për më tepër, shton ai, plani nuk e përfshin njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia dhe kjo do t’i shkurajojë edhe vendet e tjera që nuk e njohin pavarësinë e saj.

“Edhe nëse Serbia do të ishte e gatshme ta pranonte anëtarësimin e Kosovës në OKB, kjo nuk do të ndodhte, sepse Rusia nuk do ta lejonte”, shton Lehne, tani analist në Institutin Carnegie Europe.

(Kosova Sot Online)