Përfshihet nga flakët baraka, vdes 55-vjeçari

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 08:35
Përfshihet nga flakët baraka, vdes 55-vjeçari

Një zjarr masiv ka rënë te disa barake në Shkodër mbrëmjen e djeshme, ku për shkak të flakëve, ka vdekur një person 55-vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, bashkëshortja e 55- vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital.

Banorët e komunitetit rom pretendojnë se ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë.

“Është djeg shtëpia. Burri ka mbetur brenda. Kemi dy orë që marrim zjarrfikësen dhe nuk kanë ardhur. Bashkëshortja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Ata kanë qenë në momentin e zjarrit në shtëpi”, thanë banorët.

Një banor tjetër tha se ambulanca është vonuar për mbi një orë.

“Kanë ardhur shumë vonë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen gjashtë herë. Pas 1.5 orë kanë ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca, Policia ka ardhur shpejt”, tha banori.

Nuk dihet akoma se si ka ardhur deri të ky zjarr.

(Kosova Sot Online)