
Kurti: Asociacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media ka thënë se kushtet që ka vendosur mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që të mos jetë mono-etnik dhe që të ketë reciprocitet sa i përket të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti edhe pse në 6 kushtet e kishte përmendur edhe ndryshimin e emrit sot vetë i është referuar si “Asociacion”.
“Edhe një herë po e them, ato gjashtë kushte, gjashtë parime, janë të tilla që mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjit, që të mos jetë mono-etnik, që të kemi reciprocitet të të drejtave të komuniteteve joshumicë…”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë i pyetur për deklaratën e Besnik Bislimit për mosjaptimin e BE-së me dy prej kushteve, Kurit ka thënë se s’është në dijeni dhe se mbase duhet të flasë me vartësin e tij për të marrë më shumë informacione se cfarë bisedash ka pasur me përfaqësuesit e shteteve të BE-së.
(Kosova Sot Online)