Televizori i varur në mur që nxori skandalin me ndërtimet në Turqi

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 16:21
Televizori i varur në mur që nxori skandalin me ndërtimet në Turqi

Tërmeti shkatërrimtar në Kahramanmaraş la pas mijëra viktima dhe pamje apokaliptike të ndërtesave të shembura si pasojë e lëkundjeve vdekjeprurëse të së hënës së 6 shkurtit.

Pasojat e lëna pas nga pallatet e shembura dhe të tjerët që janë “në këmbë”, duken qartë nëpër rrugët e qytezës turke, por në lagjen “Antakya” të Hatay u vu re nga ekipet e shpëtimit skena më e pabesueshme e diferencimit të ndërtimeve në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për një pallat, i cili është shembur tërësisht, duke përpirë nën rrënoja qindra banorë që jetonin aty, por la pas diçka nga një familje që banonte në një nga katet e sipërme të godinës, përkatësisht: Një fotografi, një pikturë, një televizor dhe një raft librash.

Rezultoi se ndërtesa e shkatërruar nga tërmeti nuk kishte mur. U vu re se muri i godinës ngjitur ishte i suvatuar dhe i lyer dhe ishte përdorur nga ndërtuesi i pallatit të shkatërruar si muri anësor i të gjithë godinës.

(Kosova Sot Online)