
Hovenier thërret për kursim të rrymës: Natën mbulohemi me batanije

Thirrje që të kursehet energjia elektrike, ka bërë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hovenier ka thënë se të gjithë ne mund të ndërmarrim hapa të vegjël për të kursyer në këtë kohë krize.
“Në shtëpinë time, ngrohjen e kemi në shkallën më të ulët. Mbështillemi me triko ditën kurse natën mbulohemi me batanije shtesë për t’u ngrohur”, ka thënë ndër të tjera ai.
(Kosova Sot Online)