Haki Abazi akuzon Kurtin se urdhëroi shkarkimin e tij

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 17:21
Haki Abazi akuzon Kurtin se urdhëroi shkarkimin e tij

Pas raportimit se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në, deputeti Haki Abazi ka reaguar ashpër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se do të flet edhe për audio dhe video incizime për skandale të tjera lidhur me urdhrin e kryeministrit Albin Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e tij nga pozitat e lartcekura.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka deklaruar Abazi.

Postimi i plotë:

Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,

Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë. 

(Kosova Sot Online)