Presidenti i Shqipërisë sot do të jetë në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 08:14
Presidenti i Shqipërisë sot do të jetë në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vijë sot për vizitë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj do të pritet në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ky takim do të filloj në 11:00 në Kabinetin e Presidentes.

Presidenti Begaj do ta vizitojë Kosovën një ditë para Ditës së Pavarësisë.

(Kosova Sot Online)