Dënohet me burgim të përjetshëm 19 vjeçari

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 08:32
Dënohet me burgim të përjetshëm 19 vjeçari

Një gjykatë e Nju Jorkut dënoi me burgim të përjetshëm një 19-vjeçar që vrau dhjetë afrikano-amerikanë në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut në maj të vitit të kaluar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më 14 maj, pas muajsh përgatitjeje, Peyton Gendron hyri në një supermarket Tops, i veshur me kamuflazh dhe i armatosur me një pushkë automatike AR-15.

Ai zgjodhi këtë supermarket, 300 kilometra larg shtëpisë së tij, sepse ka shumë afrikano-amerikanë që jetojnë në atë zonë.

(Kosova Sot Online)