Vasili - Felajt: Ju shkelni rregulloren nga mëngjesi në darkë, mua më numëroni sekondat. Sillni Ramën këtu!

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 11:33
Vasili - Felajt: Ju shkelni rregulloren nga mëngjesi në darkë, mua më numëroni sekondat. Sillni Ramën këtu!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se seanca duhet të ndalet dhe se kryeministri Edi Rama duhet të jetë i pranishëm.

Gjithashtu Vasili nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj Ermonela Felaj teksa i tërhoqi vërejtjen për kalim të kohës.

“Nuk është pronar kryetarja e Kuvendit për pyetjet e deputetëve. Jemi në një manipulim të hapur dhe asnjë nga ju nuk del dot të imponojë mashtrimin për një fakt të kryer. Sa i takon kërkesave dhe pretendimeve se do të mbani standardin e rregullores kujtoni mazhorancën dje në opozitë. Apo ka dy standarde. Në atë kohë nuk përjashtoheshin deputetë. Është e turpshme…Të drejtën e pyetjeve ma jep rregullorja e Kuvendit. Ne nuk pranojmë të na merrni peng salla nuk është e mazhorancës është e deputetëve.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)