Plagosi me armë zjarri 15-vjeçarin jashtë gjimnazit, gjykata liron nga burgu adoleshentin

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 15:29
Plagosi me armë zjarri 15-vjeçarin jashtë gjimnazit, gjykata liron nga burgu adoleshentin

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga burgu 17-vjeçarin A.Gj, i cili plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas një konflikti në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Adoleshenti, pas debatit verbal për motive të dobëta, nxori pistoletën që mbante me veti në shkollë dhe qëlloi me plumb në këmbë 15-vjeçarin.

I mituri ka marrur trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)