Abazi: Brenda Vetëvendosjes ka deputetë të pakënaqur

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 21:45
Abazi: Brenda Vetëvendosjes ka deputetë të pakënaqur

Brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shumë deputetë të pakënaqur, ka deklaruar deputeti Haki Abazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abazi ka thënë se këta deputetë janë vlerë e shtuar e demokracisë brenda LVV-së.

“Ka shumë të pakënaqur dhe mendoj që janë shtylla e vlerës të demokracisë së brendshme, njerëzit që shprehen. Mendoj që kanë folur dhe do flasin”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe ata të minoriteteve janë kërcënuar duke iu thënë ta votojnë shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Abazi tha se Dejona Mihaili dhe Mimoza Kusari kanë urdhëruar shkarkimin e tij.

Përfshirë edhe kërcënimin me pozitë të minoriteteve, për të ardhë në parlament dhe për të votuar shkarkimin tim. Është bërë thirrje e kërcënim ndaj deputetëve, për të ardhë për të votuar. Kusari Dejona Mihaili, dhe kush të tjerë ata e dijnë, që kanë marrë detyrë për ta bërë këtë shërbim”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)