Kandidati për kryetar të Serbisë shkon për të bërë homazhe në Prekaz

  • E.k /
  • 17 February 2023 - 10:28
Kandidati për kryetar të Serbisë shkon për të bërë homazhe në Prekaz

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, sot ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sandulloviq ka deklaruar se është një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që ka ardhur për të ofruar zgjidhjen historike.

“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq.

(Kosova Sot Online)