Berisha: Gazetat amerikane raportojnë se Edi Rama është i zhytur deri në fyt

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 14:01
Berisha: Gazetat amerikane raportojnë se Edi Rama është i zhytur deri në fyt

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje medieve në vend të bojkotojnë Edi Ramën, duke theksuar se do e ndjekin nga pas me protesta kudo që të shkojë.

“Nuk vjen në parlament për t’u ballafaquar, por shkon në studio.

Iu bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Mos e bëni studion në refugjio. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që shkojë në studio.

Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë.

Kudo që të shkojë, kudo që të shkelë, ne do bëjmë protesta! Nuk merret ky, është njëlloj si të merret në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Thirrje medieve: asnjë hapësirë, bojkotojeni! Ky po bojkoton parlamentin, po bojkoton qeverinë. Unë e kam me sinqeritet këtë thirrje, ne do protestojmë gjithë kohën që ai do jetë në studio. Nga shkoi dje, nga ABC u fut, nga mbrapa. Do marrim masa dhe nuk do futet dot.

U tha medieve amerikane që janë kazan si Nju Jork Post, por tha se serioze janë Uashington Post dhe Nju Jork Tajms.

Akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, Uashington Post. Kjo gazetë thotë: McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Edi Ramën. Gazeta vazhdon, se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.

Ka ky sy për të lexuar? E mashtron Fuga. Është i shpërqendruar. Po jeton ditët e fundit në pushtet.

Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit, Stars and Stripes.

Sikundër, gazeta tjetër e madhe, Nju Jork Tajms, thotë se McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, e ka fjalën për Edi Ramën,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)