Voziti në mënyrë të rrezikshme, gjobitet 20 vjeçari në Ferizaj
Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në Ferizaj, i cili dje me veturë tek nënkalimi i këtij qytet ka vozitur në mënyrë të rrezikshme, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia shoferit 20 vjeçar i ka shqiptuar gjobën prej 150 dhe një pikë negative.
Shoferi pasi u ftua në stacion pranoi kundërvajtjen që kishte bërë.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka indentifikuar shoferin, i cili me datën 17.02.2022, rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMË me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhej në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)
