Daçiq: E papranueshme njohja e Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 09:07
Daçiq: E papranueshme njohja e Kosovës

E përsëris se është e papranueshme njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Prandaj thashë se kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e huaj se ata e dinë se cilat janë qëndrimet tona apo disa vija të kuqe, d.m.th. gjëra të papranueshme. Dhe kjo është se ne besojmë se mund të flasim për çdo gjë, por që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të themelohet. Kjo është e padiskutueshme. Dhe së dyti, dihet se ne nuk mund ta pranojmë atë për të cilën po fliste presidenti – anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke iu referuar OKB-së, sepse jo të gjitha organizatat ndërkombëtare janë të njëjta”, tha ai.


(Kosova Sot Online)