Me kokën ulur, babai që vrau djalin në Shqipëri del para gjykatës, “Jam i mbaruar nga trutë”

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 10:52
Me kokën ulur, babai që vrau djalin në Shqipëri del para gjykatës, “Jam i mbaruar nga trutë”

Ka dalë sot para gjykatës 77-vjeçari, Shefki Bylykbashi, i cili akuzohet se ka vrarë djalin e tij, Hamdi Bylykbashi, në Maliq, përcjell “Kosova Sot Online”.

‘Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit me kokën ulur mbi tavolinë dhe i shqetësuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë. Pas një konflikti me të atin, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi ka dashur ta hedhë atë në pusin e ujit në oborr. Për pasojë 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me një çekiç që e përdorte për të thyer gurë. Për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçari ka humbur jetën.

(Kosova Sot Online)