Fillon vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 17:43
Fillon vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave në Prishtinë

Nga tash e tutje do të ketë pengesa, në shtigjet e biçikletave në kryeqytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendosja e tyre ka nisur dhe këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook.

“Filluam me vendosjen e pengesave në shtigjet e biçikletave për të vazhduar me shtrirjen e shtigjeve të reja e të sigurta në rrugë të tjera”, ka shkruar Sahatçiu, të hënë.

(Kosova Sot Online)